Sporti

Ndalet Barcelona, merr vetëm një pikë ndaj Real Betis

7 ditë më parë
nga:Mergim Rreci

Barcelona nuk e ka shfrytëzuar gabimin e Real Madrid.

Blaugranët kanë barazuar ndaj skuadrës së Betis, me shifrat përfundimtare që ishin 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Gavi realizoi për ekipin e drejtuar nga Hansi Flick, kurse Natan realizoi për skuadrën kundërshtare.

Tashmë, katalanasit kanë katër pikë më shumë se Real Madrid në krye të tabelës.

/GazetaBlic Sport/