Showtime

“Ndaju nga e dashura, bëhu me mua” – Elijona plas ‘bombën’ ndaj Benitës

02/16/2026 22:40
nga:Genita C

Po vazhdon debati mes Elijona Binakajt dhe Benita Zenës, me qendër të vëmendjes Klodian Mihajn dhe raportin e tyre me të.

Elijona ia kujtoi Benitës fjalët kur i ka thanë Klodit të ndahet nga e dashura dhe të bëhet me të.

“Ti më ke prek në moral. Ti i ke thanë Klodit ‘ndaju prej të dashurës edhe bëhu me mua’, ti ke tentu, unë asnjëherë nuk kam tentuar”, tha ajo.

Tutje shtoi: “Edhe ndihna keq qe e kam pru vetën në këtë gjendje”.

Ato theksuan se nuk do të bëhen shoqe as jashtë këtij formati, edhe pse deklaruan më parë të kundërtën.

Kjo lloj xhelozie mes tyre ka nisur pikërisht për pëlqimin që kanë për Klodin.

Tensionet kanë vazhduar edhe në spektakël, ku kaluan në akuza të mëdha ndaj njëra-tjetrës.