Lajme

Ndahet nga jeta profesori, Muhamet Alaj

02/28/2024 14:35
nga:N K

Profesori dhe veterani i sportit, Muhamet Alaj, është ndarë nga jeta sot, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e hidhur për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët përmes postimeve në rrjete sociale.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në orën 14:00 në varrezat e fshati Drenoc të Deçanit.

Prof.Muhamet Alaj ia kushtoi tërë jetën sportit, veçanërisht hendbollit, ku nga puna e tij dolën shumë talent që garuan në kampionate botërore./Sinjali/