Lajme

Ndahet nga jeta Mike Jackson, gjenerali britanik që udhëhoqi hyrjen e KFOR-it në Kosovë

10/15/2024 23:29
nga:G C

Mike Jackson, komandti i parë i KFOR-it, forcës paqeruajtëse të NATO-s për të zbatuar marrëveshjen e paqes në Kosovën fqinje, ka vdekur në moshën 80 vjeçare.

Jackson mori komandën e KFOR-it në vitin 1999, menjëherë pas fushatës 78-ditore të bombardimeve të NATO-s kundër Jugosllavisë, e cila kishte për qëllim spastrimit etnik dhe gjenocidit në Kosovë.

Para përfshirjes së tij në Kosovë, Jackson kishte një karrierë të gjatë dhe të dekoruar ushtarake, duke shërbyer në role të ndryshme kyçe, duke përfshirë në Irlandën e Veriut. Jackson u tërhoq nga shërbimi aktiv në 2006.

Lajmi për vdekjen e gjeneralit Mike Jackson e dha ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.