Showtime

Ndahet nga jeta komediani i njohur

04/22/2023 19:07
nga:Y I

Komediani australian Barry Humphries, i njohur më së shumti për personazhin e tij komik Dame Edna Everage, ka vdekur në moshën 89-vjeçare.

Aktori kishte qenë në spital në Sidnej pasi pësoi komplikime pas operacionit në kofshë në muajin mars.

Për vdekjen e Barry, reagoi dhe kryeministri australian Anthony Albanese, duke u shprehur:

“Një inteligjent i madh, satirist, shkrimtar dhe absolutisht i veçantë, ai ishte edhe i talentuar dhe një shërbeu si një dhuratë për të gjithë”.

Sa i përket jetës private, aktori ishte i martuar dhe la pas gruan, Lizzie Spender dhe katër fëmijë.