Cult

Ndahet nga jeta dirigjenti i njohur shqiptar

08/27/2021 12:01
nga:G C

Dirigjenti i njohur shkodran Kujtim Alija është ndarë nga jeta.

Dirigjenti i njohur, organizator për shume vite i festivalit mbarëkombëtar të fëmijëve si dhe drejtues i qendre kulturore të fëmijëve në Shkodër.

Kohet e fundit vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori jetën. Kujtim Alija mban titullin ‘Mjeshtër i Madh’.

Për lajmin e hidhur ka reaguar edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ Ademi thekson se kjo është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare.