Lajme

Ndahet nga jeta biznesmeni i njohur shqiptar

11/06/2021 12:11
nga:Y I

Ndahet nga jeta në moshën 61-vjeçare pas një sëmundje të rëndë  Haki Sinani.

Haki Sinani ishte një prej biznesmenëve më të suksesshëm në Shqipëri, themelues dhe Administrator i kompanisë së njohur “Hidrosanitare Sinani”.

Homazhet do të zhvillohen pranë ambienteve të kompanisë ditën e diel ora 10:00 – 12:00, ndërsa ceremonia e varrimit do të bëhet të dielën ora 12:00, në Shijak.