Showtime

Ndahen përfundimisht Andi dhe Melisa

03/09/2022 15:57
nga:Genita C

Dy ish-konkurrentet e Përputhen Andi Shehu dhe Melisa Lleshi si duket janë ndarë përfundimisht.

Në një postim në Insta story të ish-konkurrentes si dhe këngëtares Melisa Lleshi konfirmohet ndarja e këtyre të fundit.

Dyshja konfirmuan lidhjen e tyre pasi që dolën nga programi, dhe lidhja e tyre zgjati një vit, edhe pse gjatë kësaj periudhe ata kishin ngecje të tjera.

Ata gjithashtu nuk ndjekin njëri tjetrin në Instagram.