Lajme

Bulliqi premton mbështetje financiare për familjen dhe asistente për nënen nga Podujeva që lindi katërnjakë

04/03/2024 20:00
nga:Y I

Sot është raportuar për një rast shumë të rrallë në Kosovë.

Një 26 vjecare nga Podujeva ka lindur katërnjakë: tre gjinisë mashkullore dhe një të gjinisë femërore.

E për këtë, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se do të ndajë një shumë parash për nënën e katërnjakve.

Po ashtu, me buxhet të Komunës do të sigurohet edhe një asistente për ta ndihmuar 26 vjeçaren.