Showtime

Ndahen Donaldi dhe Beatrix, ky detaj konfirmon çdo gjë

02/22/2022 13:58
nga:Donika Fetahu

Ndahet çifti i shumë përfolur Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj.

Çifti Donald Veshaj e Beatrix Ramosaj kanë qenë më të komentuarit gjatë këtyre muajve të fundit në media rozë e rrjete sociale, por siç duket tani gjithçka ka marrë fund mes tyre.

Këngëtarja kosovare e ka hequr nga lista e ndjekësve në Instagram, Donaldin kurse ky i fundit e ka akoma.

Trixa gjithashtu ka postuar një fotografi tjetër në rrjetin social “Instagram”, ku ka shkruar “No FAKE STORIES” ndërsa fjalës “NO” i ka vënë ‘X’ kështu duke konfirmuar se dyshja kanë ndarë rrugët dhe gjithçka ishte gënjeshtër sipas saj.