Skuadra e Milwaukee fitoi 128-104 në fushën e Toronto, ndeshje e komanduar nga miqtë.
Lillard me 25 pikë ishte shënuesi më i mirë, ndërsa Antetokounmpo realizoi një “triple double”, me 11 pikë, 12 rebound e 13 asist.
Jashtë fushe fiton edhe Phoenix, që falë 25 pikëve të Beal dhe 23 të Durant mposhti 109-99 Philadelphia.
Sukses në sekondat e fundit për Detroit, që mundi 118-115 Portland, sfidë ku dyshja Cunningham-Hardaway realizoi 58 pikë.
Memphis, falë 35 pikëve të Jared Jackson, mundi 119-104 Dallas, ndërsa Sacramento mundi 123-118 Miami, ndeshje ku u dallua DeRozan me 30 pikë.
Fiton edhe Chicago, 114-110 ndaj San Antonio (LaVine 35 pikë e 10 rebound për Bulls).
Detroit – Portland 118-115
Philadelphia – Phoenix 99-109
Brooklyn – Indiana 99-113
New York – Orlando 94-103
Toronto – Milwaukee 104-128
Chicago – San Antonio 114-110
Memphis – Dallas 119-104
Minnesota – Clippers 108-106
Sacramento – Miami 123-118