Sporti

NBA: Lakers në “Play Off” falë magjisë së Lebron James

05/20/2021 08:14
nga:L J

Los Angeles Lakers u kualifikuan në play-offin e NBA pas fitores kundër Golden State Warriors.

Lakers kanë mposhtur Golden State Warriors me rezultatin 103-100.

LeBron James (22 pikë, 10 asistime, 11 kërcime) vërtetoi kualifikimin e Los Angeles Lakers për play-offin e NBA duke shënuar prej tre pikësh 0”2 nga fundi i posedimit dhe disa sekonda nga fundi i ballafaqimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Lakers do të sfidojnë Phoenix në raundin e parë të playoff-it të Konferencës Perëndimore.

/GazetaBlic Sport