Sporti

Nazmi Gripshi pritet të largohet nga Ballkani në merkaton e janarit

12/24/2023 16:27
nga:Lorik J

Skuadra e Ballkanit e mbylli pjesën e parë të sezonit në Superligën e Kosovës në pozitën e parë në renditjen tabelare me 40 pikë, gjashtë më shumë se Llapi e Drita.

Megjithatë, në merkaton e janarit pritet të ketë ndryshime, si me afrime, ashtu edhe me largime nga skuadra.

Siç merr vesh GazetaBlic Sport, Nazmi Gripshi pritet të largohet nga Ballkani në merkaton e janarit.

Për Gripshin ka interesim nga klubet evropiane dhe ai siç duket ai ka luajtur ndeshjen e fundit me ekipin e Ballkanit.

/GazetaBlic Sport