Mbrojtësi spanjoll, Jesus Navas deklaroi në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes finale të EURO 2024 të Spanjës kundër Anglisë se Yamal është një lojtar me nivel të lartë, por edhe shumë i përulur.
Më tej, Navas theksoi se është pikërisht përulësia që kanë si ekip që i ka ndihmuar që të arrijnë në finalen e Kampionatit Europian.
“Yamal është në një nivel shumë të lartë dhe është një lojtar i përulur. Ai do të jetë një lojtar i madh në të ardhmen. Sakrifica ka një shpërblim dhe shpresoj ta kemi nesër. Grupi e meriton, jemi shumë të emocionuar. Unë jam gjithmonë në dispozicion të trajnerit, deri në ditën e fundit do të jap maksimumin. Shpresoj të ndodhë përsëri dhe të fitojmë si në ato vite kur ne ishim një ekip i vërtet. E njëjta gjë po ndodh edhe tani, kemi një grup të pabesueshëm. Jam i lumtur për gjithçka që po na ndodh. Shpresojmë t’ja dalim nesër nesër, por jemi të përulur, pasi ajo na ka sjellë deri këtu”-u shpreh Navas.