Lajme

Natyra Kuçi kërkon lirimin e aktivistëve të PSD-së

09/07/2021 11:17
nga:Gazeta Blic

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, i ka bërë të ditur emrat e pesë aktivistëve të PSD-së, që u arrestuan sot pas aksionit ndaj kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova, raporton Gazeta Blic.

Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti dhe Agron Kabashi, janë pesë aktivistët e arrestuar, për të cilët Kuçi ka kërkuar lirim të menjëhershëm.

Zëdhënësja e PSD-së, ka përsëritur qëndrimin se Gjykata Speciale është e padrejtë, prandaj ajo nuk mund të sjellë drejtësi. Si e tillë, nuk mund të lejojmë asesi që të rilegjimitohet në qetësi teksa tjetërson historinë tonë.

Shkrimi i plotë:

Sot, përgjatë raportimit të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, aktivistë të PSD-së, Lisjan Perolli dhe Bardh Ahmeti, zhvilluan aksion simbolik për të penguar rilegjitimimin e Gjykatës Speciale në misionin e saj për të tjetërsuar luftën çlirimtare të UÇK-së. Përgjatë aksionit simbolik jashtë konferencës për media, Policia e Kosovës përdori dhunë jashtëzakonisht të madhe ndaj aktivistëve duke i lënduar dhe i arrestuar ata.

Gjykata Speciale është e padrejtë, prandaj ajo nuk mund të sjellë drejtësi. Si e tillë, nuk mund të lejojmë asesi që të rilegjimitohet në qetësi teksa tjetërson historinë tonë.

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti dhe Agron Kabashi të cilët u arrestuan gjatë aktivitetit sot.