Lajme

Natyra Kuçi ironizon me Sveçlën: Xhelali ska nevojë për hetime, ai është hetues, prokuror e gjykatës vet

06/06/2021 21:42
nga:Gazeta Blic

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, lidhur me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK, Faik Fazliu.

Kuçi thotë se sulmet që ministrat e qeverisë Kurti po e ushqejnë urrejtjen ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Natyra Kuçi ka ironizuar me ministrin Sveçla, duke thënë se pavarësisht që të gjithë e panë ngjarjen në video, ai (Xhelal Sveçla) pa diçka tjetër, duke shtuar se ai është prokuror, gjykatës dhe hetues.

Reagimi i plotë:

Sulmet e ministrave të Kurtit po e ushqejnë urrejtjen ndaj UÇK-së. Paraqitja e atyre që Xhelali po i quan të fortët (lexo:komandantet) si problemi kryesor i shoqërisë, na sjellë në situatën kur sulmi i policisë ndaj Faik Fazliut duke e zhagitë për toke krijon ekzaltim në publik.

Të gjithë e pamë skenën në portale, por Xhelali pa diçka tjetër. Në vend të kërkesës për hetim nga IPK-ja, ai e dha verdiktin. Xhelali ska nevojë për hetime, ai është hetues, prokuror e gjykatës vet. Për të Faiku një invalid i luftës së fundit është fajtor, mjafton që ka qenë pjesë e UÇK-së dhe në sytë e qeverisë Kurti ai është kriminel.