Lajme

Natyra Kuçi i reagon Haxhi Avdylit: S’po keni guxim të flisni nga nënsqetulla e autokratit Kurti

05/08/2021 00:35
nga:Gazeta Blic

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje/Listë Guxo, Haxhi Avdyli, i cili ironizoi me aksionin e PSD-së tek ndërtesa e qeverisë, pas vendimit për ndarjen e 11 milionë eurove për pagesën e rrymës në veri.

Kuçi ia ka rikujtuar Avdylit, që numrat nuk janë asgjë, derisa shton se ai po merret me numra, pasi që ose nuk di ose nuk guxon të flet për aksionin e PSD-së.

Tutje, Kuçi thotë se po flet për numra një person që nuk ka as parti, por rrjedh nga një listë e quajtur “Guxo” që nuk pati guxim të merr pjesë në zgjedhje.

Shkrimi i plotë nga Natyra Kuçi:

Haxhi Avdyli s’paska pasë çfarë të thotë për aksionin tonë sepse ose nuk di ose nuk guxon, e qenka marrë me numra.

Fillimisht, nuk ka rëndësi a bëhet kritika nga 4 persona, nga 200 apo 500. E rëndësishme është përmbajtja e saj.

Pastaj, Haxhiu vjen nga një joparti. Ai është ende pjesë vetëm e një liste, e ashtuquajtur “Guxo”, e që s’patën guxim as të kandidojnë të vetëm. Tash s’po kanë guxim as me folë nga nënsqetulla e autokratit Kurti.

Lëri Haxi numrat se kur flasim për numrat, ka shumë për t’u thënë!

 

Edhe Haxhi Avdylit i “vjen dita” të tallet: Më vjen keq për PSD-në që ishin arrestuar e tërë partia, 4 persona