Lajme

NATO: Situata në Kosovë tani është shumë më e qetë se dikur

02/02/2022 16:27
nga:Y I

Misioni Paqeruajtës i NATO-s ka thënë se në Kosovë akoma ndodhin tensione ndonjëherë.

“Situata në Kosovë tani është shumë më e qetë se dikur, por ndonjëherë tensionet ende ndodhin”.

“Kjo është arsyeja pse Forca e Kosovës e udhëhequr nga NATO është ende kyç për sigurimin e stabilitetit në rajon”, shkruhet në një postim të NATO-s në Twitter.