Lajme

NATO shënon 73 vjetorin e saj, Haradinaj: Faleminderit për rolin dhe kontributin tuaj në Kosovë

04/04/2022 10:40
nga:N M

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka uruar NATO për 73 vjetorin e themelit të saj, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj ndër të tjera ka falënderuar NATO për kontributin e saj në Kosovë gjatë kohës së luftës.

Reagimi i plotë:

Aleanca më e fortë politiko-ushtarake në botë, që mbron lirinë, demokracinë, paqen dhe sigurinë e popujve të Evropës dhe Amerikës së Veriut, sot shënon ditëlindjen e 73-të.
Faleminderit për rolin dhe kontributin tuaj në Kosovë.
Urime!
#MbrojtjeKolektive
#EdheNeJemiNATO ??