Lajme

NATO reagon pas sulmit rus në Poloni: Jemi në koordinim me aleatin tonë

11/15/2022 21:45
nga:Genita C

NATO-ja ka reaguar për herë të parë që kur kanë nisur raportimet se raketat ruse kanë prekur territorin polak që është vend anëtar i kësaj aleance, duke lënë të vdekur dy persona.

I pyetur në lidhje me zhvillimet e natës së sotme në Poloni, një zyrtar i NATO-s i tha BBC-së: “Ne po shqyrtojmë këto raporte dhe po koordinohemi ngushtë me aleatin tonë Poloninë”.

Raportohet se dy raketa ruse kanë rënë në shtetin anëtar të NATO-s, vriten dy persona