Lajme

“NATO, organizatë armiqësore”

02/14/2023 16:37
nga:Astrit Gashi

“NATO është një organizatë armiqësore dhe këtë po e konfirmon këtë çdo ditë dhepo e thekson përfshirjen e saj në konfliktin në Ukrainë gjithnjë e më qartë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, përcjellë GazetaBlic.

“NATO është një organizatë armiqësore për ne, e cila konfirmon çdo ditë qëndrimin e saj armiqësor dhe që përpiqet me të gjitha forcat të tregojë sa më qartë përfshirjen e saj në konfliktin në Ukrainë. Sigurisht, kjo kërkon disa masa paraprake”, u tha Peskov gazetarëve.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, pohon se nuk ka shenja nga Rusia se ajo dëshiron paqe.

“Takimi ministror i aleancës po mbahet në një moment kritik për sigurinë tonë… Nuk shohim asnjë sinjal se presidenti rus Vladimir Putin po përgatitet për paqe, përkundrazi shoh përgatitje për intensifikimin e operacioneve luftarake, për ofensiva dhe sulme të reja. ”, tha Stoltenberg, përcjellë GazetaBlic.