NATO ka konfirmuar edhe një herë se është e bashkuar në vendimin e saj për të mos dërguar asnjë ushtar në Ukrainë.
“Ne kemi një përgjegjësi për të siguruar që kjo luftë të mos përshkallëzohet jashtë Ukrainës. Ne shohim se njerëzit po vuajnë në Ukrainë, por do të ishte edhe më keq nëse NATO do të reagonte,” tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Stoltenberg theksoi se NATO po punon për të ndihmuar Ukrainën me armë.
“Porosia për Ukrainën është i njëjta për vite me radhë, siç është sot, Ukraina është një shtet i pavarur, i cili mund të marrë vendime në mënyrë të pavarur, u takon atyre të vendosin nëse duan të jenë anëtare të NATO-s”, tha ai.
Stoltenberg tha se Rusia dhe Putini duhet t’i japin fund luftës.
“Ne mbështesim të gjitha negociatat dhe diplomacinë, mbështesim Ukrainën, sepse e dimë se pozicioni në negociata varet nga situata në fushën e betejës”, tha Stoltenberg.


