Lajme

NATO-ja diskuton për një ndihmë 100-miliardëshe për Ukrainën

04/03/2024 13:38
nga:Sh R

Ministrat e Jashtëm të NATO-s janë takuar këtë të mërkurë për të diskutuar se si t’i ofrojnë mbështetje Ukrainës në terma afatgjatë.

Konkretisht fjala është për një fond pesëvjeçar në vlerë prej 100 miliardë eurosh, raporton Reuters, transmeton KlanKosova.tv.

Propozimi i Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, do t’i jepte aleancës perëndimore më shumë rol në koordinimin për furnizim me armë, municion dhe pajisje që Ukrainë ta luftojë pushtimin e Rusisë.

Këto plane do të diskutohen gjatë takimit dyditor në Bruksel, ku Aleanca Veriatlanike shënon 75-vjetorin e themelimit

“Duhet ta ndryshojmë dinamikën e mbështetjes tonë”, ka thënë Stoltenberg me të arritur në Bruksel.