Lajme

“NATO ishte tejet naive”

06/29/2022 20:07
nga:Astrit Gashi

NATO ka qenë naive në marrëdhëniet e saj me Rusinë vitet e fundit, tha sot kryeministri spanjoll Pedro Sanchez për CNN.

Duke folur në samitin e NATO-s në Madrid, Sanchez tha se NATO “i dërgon një porosi të qartë Putinit, dhe kjo porosi është se ne do të mbështesim Ukrainën dhe se jemi të gatshëm ta mbështesim atë përderisa forcat ruse të mos largohen nga territori i saj dhe të fillojnë të respektojnë integritetin territorial dhe kombëtar të Ukrainës”.

“Unë mendoj se është e rëndësishme t’i dërgohet një porosi uniteti dhe vendosmërie komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht aleatëve të NATO-s dhe natyrisht G7, për të lejuar një kthim në një skenar ku vende të ndryshme – në këtë rast Rusia – respektojnë rregullat e bazuara në rendin ndërkombëtar, i cili po sulmohet me luftën e tmerrshme në Ukrainë”, shtoi kryeministri spanjoll.