Lajme

Nata e fundvitit në Kosovë kaloi e qetë dhe pa incidente madhore

01/01/2022 11:39
nga:Gazeta Blic

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nata e Vitit të Ri, ka kaluar e qetë dhe pa incidente madhore, është bëre shtimi i prezencës policore në ambiente ku parashihet të ketë prezencë më të madhe të qytetarëve, kontrolli në trafik, kontrolli në pikat kufitare përfshirë aeroportin.

Përmes një komunikate për medie, PK bënë të ditur se nata e mbrëmshme ka kaluar e qetë, megjithëse janë raportuar disa raste ku janë përdorur armë zjarri ‘për të festuar’ dhe incidente me lëndime të lehta nga përdorimi i pakujdesshëm i mjeteve piroteknike.

“Në aspektin e sigurisë në trafik, gjatë ditës së djeshme (deri në ora 00) nuk është raportuar për asnjë aksident trafiku me fatalitet. Policia e Kosovës të gjithë qytetarëve të vendit ua uron vitin e ri 2022, të jetë edhe ky vit, vit i bashkëpunimit të qytetarëve më policinë, në të mirë të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, jetës dhe pronës”, thuhet në komunikatë.