Sporti

Nasser Al-Khelaifi: Eliminuam një nga ekipet më të mira në botë

03/12/2025 10:52
nga:Lorik J

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka komentuar fitoren ndaj Liverpool-it.

Në ndeshjen e dytë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, Paris Saint-Germain mposhti Liverpoolin në penallti në fushën e skuadrës angleze.

Pas ndeshjes, Al-Khelaifi ndau mendimet e tij për paraqitjen e ekipit të tij:

“Kjo është një mbrëmje e mrekullueshme për ne, për klubin, për historinë tonë. Kam folur me lojtarët para ndeshjes dhe u thashë se mund të bëjnë historinë e tyre sot.

“Nuk ishte e lehtë dhe ne duam të tregojmë respekt për Liverpoolin, i cili është një ekip i madh, një nga më të mirët, nëse jo më i miri, në botë për momentin.

“Lojtarët tanë, trajneri, stafi… sinqerisht, të gjithë ne e kemi ëndërruar këtë. Është punë e shkëlqyer. Do të festojmë sonte, por ka ende një rrugë të gjatë përpara.

“Ishte një lojë e vështirë këtu në Anfield. Por ishte nata perfekte për ne,” tha ai.

/GazetaBlic Sport