Nasser Al-Khelaifi, presidenti i Paris Saint-Germain, konfirmoi se fitorja e yllit francez Ousmane Dembele në ceremoninë e Topin e Artë të hënën në mbrëmje në Paris, pasqyron forcën e punës në grup brenda ekipit.
Al-Khalifi deklaroi për L’Equipe pas ceremonisë: “Kjo është një ditë historike për ne, është sigurisht e mrekullueshme. E vërteta është se merita i takon grupit, nuk është një fitore personale, por një sukses për të gjithë ekipin. Kjo është ajo që presim: të përparojmë së bashku.”
Presidenti i klubit parisien shtoi: “Ne do të vazhdojmë në këtë rrugë. Titujt individualë janë të rëndësishëm, por nuk kanë asnjë vlerë në krahasim me vlerën e punës në grup. Ne punojmë për ekipin dhe për emblemën e klubit, dhe kjo është ajo që ka më shumë rëndësi.”
Ai përfundoi duke thënë: “Po përpiqesha të merrja pjesë në ndeshjen ndaj Marseille, por nuk ishte e lehtë. Megjithatë, sonte, ishte thelbësore për mua të isha këtu për të përfaqësuar Paris Saint-Germain, dhe kjo prani është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne.”
/GazetaBlic Sport/

