Sporti

Nasri ka shtuar shumë peshë që nga pensionimi, Lorik Cana tallet keq me të

10/14/2021 10:10
nga:Lorik J

Me rastin e ndeshjes bamirëse në favor të Unicef dhe fondacionit Drogba, “Ndeshja e Heronjve” e organizuar në Velodrome, disa ish-lojtarë të Marseille iu përgjigjën ftesës së Didier Drogba.

Në ndeshje ishte prezent edhe Samir Nasri dhe legjenda shqiptare, Lorik Cana, i cili u tall me ish lojtarin e Arsenalit pas takimit, përcjell GazetaBlic Sport.

Samir Nasri nuk ishte në formën e tij fizike më të mirë – pasi ka shtuar shumë peshë dhe për këtë arsye u tall nga Lorik Cana.

I pyetur nga Romain Canuti për ish-lojtarin e Arsenalit, Cana iu përgjigj gazetarit:

“A nuk e keni parë që ata u bënë bashkë, ai tani është Samir dhe Nasri”, tha Cana duke qeshur.

/GazetaBlic Sport