Lajme

Naser Rugova: Lumir Abdixhiku është ‘brum’ politik dhe ideologjik i Isa Mustafës!

09/21/2023 18:08
nga:Y I

Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur më gjerësisht për LDK-në nën udhëheqjen e Fatmir Sejdiut, Isa Mustafës dhe tashmë Lumir Abdixhikut.

Rugova tha se Isa Mustafa e ka degraduar Lidhjen Demokratike të Kosovës, i ka humbur 7 palë zgjedhje dhe nuk ka dhënë dorëheqje.

Ndërsa për kryetarin aktual, Lumir Abdixhiku, tha se i njëjti është ‘brum’ politik i Isa Mustafës.

“Numrat, statistikat dhe përqindjet në kohën e presidentit Sejdiu dhe zoti Mustafa kanë patur një osilim plus-minus 2-3% që në marzhën e gabimeve të matjeve politike nuk qon peshë shumë. Zgjedhjet e fundit parlamentare thjesht zoti Mustafa e ka degradu LDK-në, i ka humb 7 palë zgjedhje dhe nuk ka patur kurajo politike të japë dorëheqje morale para njerëzve që thjesht e kanë mbështet e kanë votu LDK-në jo Isa Mustafën. Gafa më e madhe e tij është partneriteti politik me PDK-në, koalicioni i vitit 2014. Kam qenë zyrtari i parë i LDK-së në atë kohë që e kam kritikuar haptas. Jemi duke paguar faturë ende pë atë qasje dhe për atë koalicion”

“Ardhja e Isa Mustafës është pasojë e këtij lidershipi të ri sepse kryetarin aktual të LDK-së e ka sjellë Isa Mustafa, është ‘brum’ politik dhe ideologjik i Isa Mustafës të cilët të them të drejtën janë bërë kryetar të LDK-së pa qenë fare anëtar partie. Ky trend fatkeqësisht po dëgjohet shpesh dhe tani kur është hartuar një program politik dhe elektoral e kanë quajtur “Rruga e Re”. Pse “Rruga e Re”, LDK, janë 3 shkronja emblemë. Mjaft njerëz kanë hezitime në orientimin e politikave të ardhshme, platformës politike dhe nga po shkon Lidhja Demokratike e Kosovës” tha Rugova në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”