Showtime

Naser Rafuna reagon pas vendimit për burg ndaj Burdushit

01/10/2023 20:23
nga:G C

Ditën e sotme, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Hysri Peqanit, i njohur si “Burdushi”.

Ai është dënuar me dënim unik prej 4 vjet e 6 muaj burgim dhe 42 mijë euro gjobë.

Pas këtij vendimi, ka reaguar aktori i mirënjohur kosovar, Naser Rafuna i njohur me emrin e artit si “Xheku”.

Aktori shkroi se personat e tillë nuk duhet të lihen të lirë.

Postimi i plotë:

…dhe ti punon e lodhshem ndershem, te keputen nyjet e trupit, shtrihesh me pushu e nga lodhja nuk te merr as gjumi…edhe e hap naj portal, e sheh Burdushi ( llaperqina ) qe e vizitojne sipas tij , politikan, deputet , misa e kengetar per karriere e njerez tjere ne halle… qenka denu me mbi 4 vjet burg edhe konfiskim pasunie prej 2 milion euro. 2 Milion euro…dmth me pallavra , rrena e mashtrime bohesh multimilioner. Turp bre turp qe i lajne te tillet te lire, ku cdo qosh ka keso njerez si ky kotesi.

E tash…

Spo di a me hi ne diete a me i qepu tutje.