Skuadra e Napolit do të përballet sot me skuadrën e Veronas.
Napolitanët janë në rrugë shumë të mirë drejt titullit kampion dhe kërkojnë sot pikët e plota në stadiumin “Diego Armando Maradona”, shkruan GazetaBlic Sport.
Amir Rrahmani nuk do të luajë nga minuta e parë në këtë takim, këto janë formacionet e plota zyrtare:
Napoli: Meret – Di Lorenzo, Kim, Juan Jesus, Olivera – Anguissa, Demme, Elmas – Politano, Raspadori, Lozano.
Verona: Montipo- Dawidowicz, Hien, Ceccherini – Faraoni, Tameze, Abilgaard, Depaoli – Ngonge, Duda – Gaich.
Kujtojmë se trajneri Spalletti ka pushuar disa nga yjet kryesore të skuadrës për ndeshjen kthyese ndaj Milanit.
/GazetaBlic Sport/


