Sporti

Napoli vazhdon me paraqitje fantastike, fiton me ‘poker’ golash ndaj Sassuolos

10/29/2022 16:50
nga:Mergim Rreci

Napoli ka siguruar një fitore me shumë spektakël në Serie A.

Kryesuesit e Serie A kanë shkëlqyer edhe sot ndaj Sassuolos, me ndeshjen që përfundoi me rezultat 4 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Osimhen shënoi tre gola në këtë takim, kurse Khvicha Kvaratskhelia e realizoi golin tjetër.

Skuadra e Spallettit është e jashtëzakonshme në këtë edicion, me napoletanët që pas kësaj fitore kanë diferencë prej 6 pikësh me Milanin e vendit të dytë, por natyrisht me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

/GazetaBlic Sport/