Napoli ka lëshuar një deklaratë duke sqaruar komentet e presidentit Aurelio De Laurentiis në lidhje me të ardhmen e Victor Osimhen në klub.
De Laurentiis sugjeroi në një konferencë për shtyp se bisedimet me Osimhen për një kontratë të re kishin ngecur dhe se “gjendja shpirtërore e lojtarit ka ndryshuar” për të ardhmen e tij në klub, shkruan lajmi.net.
Marrëdhëniet midis Osimhen dhe Napolit u duk se u përkeqësuan këtë sezon pasi klubi në faqen zyrtare në TikTok postoi video duke u ndërkombëtarin nigerian.
Tensionet u ngritën deri në atë pikë që agjenti i sulmuesit kërcënoi me veprime ligjore.
Napoli, megjithatë, pohon se bisedimet pritet të vazhdojnë dhe se 24-vjeçari thjesht po merr kohë për të shqyrtuar të ardhmen e tij.
“SSC Napoli dëshiron të sqarojë komentet e fundit të bëra nga presidenti Aurelio De Laurentiis në lidhje me Victor Osimhen, duke pasur parasysh se fjalët e tij janë shtrembëruar nga publikime të caktuara në media. Presidenti De Laurentiis nuk tha asgjë negative për Victor. Ai thjesht deklaroi se pas një sërë negociatash të gjata për kontratën që përfunduan me palët duke shtrënguar duart dhe duke rënë dakord të vazhdonin së bashku, Victor kishte dyshime”.
“Presidenti De Laurentiis shpreson se kjo është thjesht një pauzë. Për reflektim. Gjatë javëve në vijim, kur Victor nuk do të jetë në gjendje të luajë ndërsa rikuperohet nga lëndimi, presidenti, Osimhen dhe agjenti i tij Roberto Calenda do të ulen të qetë për të diskutuar të ardhmen. Përshkrimi i marrëdhënieve midis Osimhen dhe Napolit si të ftohta është krejtësisht i papërshtatshëm”, thuhet në njoftim.
Osimhen, kontrata aktuale e të cilit është deri në vitin 2025, aktualisht është jashtë për shkak të një dëmtimi të kofshës dhe do të mungojë në ndeshjen e skuadrës në Serie A kundër Hellas Verona të shtunën.


