Sporti

Napoli – Spartak Moscow, formacionet e mundshme – Ky pritet të jetë vendimi i trajnerit për Amir Rrahmanin

09/30/2021 09:38
nga:Mergim Rreci

Napoli përgatitet për ndeshjen e parë në shtëpi në Europa League, pas barazimit në ndeshjen e parë në transfertë.

Ndeshja fillon në ora 18.45 dhe pritet të jetë një ndeshje interesante, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas paraqitjeve fantastike në ndeshjet e fundit me fanellën e Napolit, Amir Rrahmani duket se do të pushojë sonte ndaj skuadrës ruse.

Vendin e tij pritet ta zë mbrojtësi grek, Manolas.

Formacionet e mundshme të këtij takimi.

Napoli (4-3-3): Ospina; Malcuit, Manolas, Koulibaly, Mario Rui; Anguissa, Fabian Ruiz, Zielinski; Lozano, Osimhen, Insigne

Spartak Moscow (3-4-3): Maksimenko; Caufriez, Gigot, Dzhikiya; Litvinov, Umayrov, Bakaev, Ayrton; Moisiu, Ponce, Promes

/GazetaBlic Sport/