Sporti

Napoli sonte luan ndaj Bolognas, Rrahmani pritet të luajë nga minuta e parë

10/28/2021 12:55
nga:Lorik J

Pak orë pas ndeshjes kundër Bolognas në ‘Diego Armando Maradona’, trajneri i Napolit, Luciano Spalletti ka publikuar listën e të ftuarve.

Në këtë ndeshje do të mungojnë Manolas, Malcuit dhe Ounas, përcjell GazetaBlic Sport.

Mbrojtësi kosovar është grumbulluar dhe pritet të jetë startues.

Ja lojtarët e ftuar:

Portierë: Meret, Ospina, Marfella.
Mbrojtës: Di Lorenzo, Ghoulam, Juan Jesus, Koulibaly, Mario Rui, Rrahmani, Zanoli.
Mesfushor: Anguissa, Demme, Elmas, Fabian Ruiz, Lobotka, Zielinski.
Sulmues: Insigne, Lozano, Mertens, Osimhen, Petagna, Politano.

/GazetaBlic Sport