Skuadra e Napolit e ka siguruar finalen e madhe në Superkupën e Italisë.
Amir Rrahmani me shokë triumfuan me rezultat 3 me 0 ndaj Fiorentinës, shkruan GazetaBlic Sport.
Simeone realizoi në pjesën e parë, kurse Zerbin realizoi dy gola në fund të ndeshjes.
Ishte një paraqitje fantastike edhe nga kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani. Në finale, Napoli e pret fituesin e ndeshjes, Lazio – Inter.
/GazetaBlic Sport/