Sporti

Napoli shton interesimin për Chiesa

07/12/2025 15:01
nga:Mergim Rreci

Pas fitimit të titullit kampion, Napoli kërkon të jetë në garë edhe sezonin e ardhshëm me ekipet e tjera pretendente. Kampionët e Italisë janë në merkato për të përforcuar repartin ofensiv.

Prej kohësh, Napoli vijon të ketë interes për Dan Ndoye të Bolognas. Megjithatë, për të arritur të sigurojë shërbimet e sulmuesit zviceran, napolitanët nuk do ta kenë të thjeshtë me kuqebultë.

Siç raportojnë mediat italiane, kampionët e Italisë do të kërkojnë Federico Chiesan në rast se nuk arrihet Ndoye. Profili i sulmuesit italian pëlqehet edhe nga trajneri i Antonio Conte.