Napoli nuk ka të ndalur në Serie A.
Skuadra e Amir Rrahmanit ka arritur edhe fitoren e radhës, duke triumfuar ndaj Torinos, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 3 me 1, me golat që u shënuan nga Anguissa dy herë dhe Khvicha Kvaratskhelia që raelizoi një tjetër gol.
Napoletanët vazhdojnë të jenë në krye të Serie A, atje ku pas 8 ndeshjeve të para kanë 6 fitore dhe 2 barazime.



