Sporti

Napoli rrezikon 3 pikë penalitet në kampionat

01/10/2025 15:20
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Napoli, që për momentin udhëheq renditjen e Serie A, rrezikon një penalitet prej 3 pikësh, për çështje që në fakt nuk kanë aspak lidhje me fushë.

Sipas mediave italiane, Napoli paraqiti dhe më pas tërhoqi ankesën ndaj zgjedhjes së Ezio Simonellit si president i Lega Serie A.

Dhe, për këtë arsye, pasi ka shkelur klauzolën e arbitrazhit, klubi napoletan rrezikon një dënim me tre pikë.

Napoli, duke paraqitur dhe tërhequr më pas, nëpërmjet presidentit De Laurentiis, apelimin ndaj zgjedhjes së Simonellit, do të kishte shkelur “kufizimin e të drejtës” në Kodin e Drejtësisë Sportive, neni 34.

Këtij sanksioni mund t’i shtohet edhe gjoba nga 20 mijë deri në 50 mijë euro.

Gjithsesi, avokati i klubit napoletan, Mattia Grassani, sqaroi: “Napoli dhe presidenti i saj kanë vepruar me transparencë absolute, korrektësi dhe respekt për rregullat e sistemit sportiv.

Interpretime të ndryshme nuk meritojnë koment”.