Një nga lojtarët kryesorë të Napolit në sezonin e kaluar të kampionatit do të rinovojë kontratën e tij me klubin. Është portieri Alex Meret, i cili do të nënshkruajë një kontratë të re me ekipin italian deri në vitin 2027.
Paga e re e Meret do të jetë 2.5 milionë euro në vit.
Sezonin e kaluar, në të cilin Napoli u bë kampion, italiani luajti në 34 nga 38 ndeshjet e Serie A dhe në 17 prej tyre mbajti portën e paprekur.
/GazetaBlic Sport


