Sipas Gazzetta dello Sport, Napoli ka refuzuar një ofertë nga Manchester United prej 30 milion eurosh për mbrojtësin nga Senegali, Kalidou Koulibaly.
Lojtari është nën kontratë tek Napoli deri në vitin 2023.
Aurelio De Laurentiis, presidenti i klubit, nuk dëshiron të shesë lojtarin e tij me shumën të cilën Manchester United e ka ofruar.
Lojtari pritet t’i bashkohet Napolit për fazën përgatitore, megjithatë në rast se vjen ndonjë ofertë e mirë tek napoletanët, ai mund të largohet.
/GazetaBlic Sport


