Napoli ka të ngjarë të përshpejtojë ndjekjen e sulmuesit të Bolognas, Dan Ndoye, pretendon Gianluca di Marzio.
Kampionët e Serie A janë gati të bëjnë një ofertë fillestare për të nënshkruar me sulmuesin zviceran gjatë verës.
Ata kanë rënë dakord për kushtet personale me sulmuesin për t’u bashkuar me ta në merkaton e verës.
Ndoye shënoi tetë gola dhe dha katër asiste në sezonin 2024/25 të Serie A dhe gjithashtu ndihmoi Bolognën të fitonte titullin e Kupës së Italisë.
Siç duket Napoli po dorëzohet për Zhegrovën dhe tani po sheh opsione tjera.
/GazetaBlic Sport


