Sporti

Napoli plotëson dëshirat e Osimhen, detajet e rinovimit

12/23/2023 11:12
nga:E K

Marrëveshja është arritur dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi. “Martesa” e Victor Osimhen me Napolin do të vazhdojë.

Shtypi italian shkruan se bomberi nigerian do të rinovojë me kampionët e Italisë deri në 2026. Me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit me një tjetër vit.

Firma e 24-vjeçarit do të vijë përpara Krishtlindjes. Nigeriani do të përfitojë 10 mln euro neto në sezon nga kontrata e re, teksa aktualisht paga e tij prek shifrën 4.5 mln euro.

Në akordin mes palëve është vendosur një klauzolë shitjeje rreth 140 mln euro, që bëhet aktive në verën e ardhshme.

Presidenti Aurelio De Laurentiis ka refuzuar shitjen e “yllit” të skuadrës në merkaton dimërore.

Lajmi qetëson trajnerin Mazzarri dhe tifozët e kaltër, të cilët presin që Osimhen të udhëheqë skuadrën drejt sukseseve me golat e tij.