Skuadra e Napolit ka fituar edhe ndeshjen e radhës në Serie A ndaj Salernitanas.
Napoli ka fituar minimalisht ndaj Salernitanas me rezultatin 1:0, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e vetëm dhe të fitores së Napolit në këtë ndeshje e shënoi mesfushori polak, Zielinski pas 60 minutave lojë.
Në këtë duel kishte edhe dy kartonë të kuq. Fillimisht ishte Kastanos që u ndëshkua me të kuq pas 70 minutave lojë, kurse shtatë minuta më vonë u përjashtua edhe Koulibaly.
Napoli me këtë fitore ndodhet në vendin e parë me 31 pikë, kurse Salernitana pozicionohet si e parafundit me 7 pikë.
/GazetaBlic Sport


