Napoli ngec në shtëpi dhe komplikon totalisht objektivin për të zënë një vend në zonën Champions të renditjes.
Kampionët në fuqi të Italisë nuk kanë shkuar dot përtej barazimit 1-1 ndaj Genoas, duke shmangur humbjen me një gol në minutën e fundit dhe duke mbetur në vendin e 10 me 36 pikë në 24 javë, shumë pak për një skuadër që një vit më parë kishte thuaje dyfishin e tyre.
Në “Diego Armando Maradona” u zhvillua një pjesë e parë me ritëm të lartë, por pa gola, teksa gjenovezët e Gilardinos nisën mirë 45-minutëshin e dytë, duke shënuar golin e avantazhit me anë të Frendrup.
Lojtës Videosh
Napoli u hodh i gjithi në sulm për të shmangu humbjen, por pavarësisht rasteve, goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 90’ dhe u shënua nga sulmuesi i ardhur në janar nga Verona, Cyril Ngonge.
Deri në fund nuk pati më asgjë për t’u shënuar, me Napolin që shmangu humbjen, por la dy pikë në shtëpi dhe Genoan që mund të largohet e kënaqur nga një transfertë e komplikuar.
Tashmë skuadra e Mazzarrit mbetet 6 pikë larg zonës Champions, distancë kjo që mund të thellohet kur të luajnë ndeshjet e tyre Atalanta dhe Bologna.
E krahas rezultateve, ka edhe një çështje Osimhen, me sulmuesin që u kthye nga Kupa e Afrikës, por nuk u grumbullua, pasi kishte refuzuar të vihej në dispozicion të trajnerit, me pretendimin se nuk ishte në humorin e duhur për të luajtur.