Napoli ka shprehur interesim për mbrojtësin e Getafes, Mathias Olivera.
Skuadra italiane po punon shumë për të provuar të nënshkruajë me mbrojtësin e majtë të Getafes, Mathias Olivera në afatin kalimtar të këtij muaji, përcjell GazetaBlic Sport.
Siç raportohet nga “Sky Sports“, Napoli i ka paraqitur një ofertë Getafe-s për Oliveran, duke i ofruar një marrëveshje huazimi me një detyrim blerjeje me klauzolë të bashkangjitur me vlerë rreth 10-11 milionë euro.
Napoli ishte vendosur të nënshkruante me lojtarin këtë verë, por tani ata kanë vendosur t’i shpejtojnë gjërat dhe ta sjellin atë këtë muaj.
24-vjeçari Olivera, i cili ka kontratë me Getafen deri në vitin 2025, ka bërë 18 paraqitje në La Liga deri më tani këtë sezon.
Gjatë kësaj kohe ai ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asistim.
/GazetaBlic Sport/


