Sporti

Napoli ndalet nga Udinese, e humb mundësinë të rikthehet si lider

12/14/2025 17:16
nga:Lorik J

Napoli e pati fatin në krah për dy gola të anuluar, por në fund u ndëshkua nga një perlë e Jurgen Ekkelenkamp për Udinesen.

“Partenopei” dukeshin të rraskapitur pas humbjes në mesjavë në Ligën e Kampionëve ndaj Benficës dhe kishin pak alternativa në dispozicion, pasi Juan Jesus iu bashkua Billy Gilmour, André-Frank Zambo Anguissa, Kevin De Bruyne, Alex Meret dhe Romelu Lukaku në infermieri.

Stanislav Lobotka dhe Miguel Gutiérrez u rikthyen në stol.

Nga ana tjetër, “Friulanit” humbën Jordan Zemuran në humbjen befasuese 2-1 në shtëpi ndaj Genoas, me Arthur Atta dhe Hassane Kamara tashmë jashtë.

Pas pjesës së pare pa gola, Udinese u shfaq më agresive pas pushimit dhe e dërgoi topin në rrjetë kur Milinković-Savić nuk e kontrolloi mirë një goditje të Bertolas nga jashtë zone dhe Keinan Davis e shtyu topin në rrjetë, por sulmuesi ishte në pozicion jashtë loje.

Vendasit rrezikuan sërish pak më vonë, kur Piotrowski përplasi goditjen e tij në pjesën e poshtme të traversës nga krahu i djathtë.

Zaniolo duhej të kishte hapur rezultatin kur goditi jashtë në fund të një aksioni të bukur në shtyllën e dytë. Ai e dërgoi topin në rrjetë pak çaste më pas, por goli u anulua pasi VAR konstatoi një faull të Karlström ndaj Lobotka-s në ndërtimin e aksionit.

Udinese shënoi më në fund një gol të rregullt, kur Jurgen Ekkelenkamp realizoi një goditje spektakolare me të djathtën nga jashtë zone, duke e dërguar topin në këndin e largët të sipërm dhe pa i lënë asnjë shans Milinković-Savić.

Napoli shpërdoroi një rast të pabesueshëm për të barazuar në minutën e 88-të, kur Lorenzo Lucca depërtoi nga e djathta dhe pasoi në qendër, por Højlund, i paekuilibruar, u pengua dhe në mënyrë të pashpjegueshme e dërgoi topin jashtë nga vetëm pak metra.

Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani luajti 90 minuta për Napolin dhe u vlerësua me notën prej 6.9.

Napoli e humbi mundësinë për të dalë i pari në tabelë, pasi Milani lëshoi pikë gjatë ditës së sotme, duke mbetur i dyti me 31 pikë në vendin e dytë, dhe në rast fitoreje të Interit, do të bie në vendin e tretë.