Sporti

Napoli merr një tjetër fitore me ‘aromë’ kampioni, shkëlqen Amir Rrahmani

02/17/2023 22:43
nga:Mergim Rreci

Napoli ka siguruar një tjetër fitore shumë të rëndësishme në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti ka triumfuar me rezultat 0 me 2 ndaj Sassuolos, shkruan GazetaBlic Sport.

Khvicha Kvaratskhelia dhe Victor Osimhen shënuan golat e fitores, me Amir Rrahmanin që asistoi tek goli i dytë i realizuar.

Ishte një paraqitje fantastike nga kapiteni i Kosovës, duke qenë gjithashtu jashtëzakonisht stabil në mbrojtje.

Me këtë fitore, Napoli shkon plus 18 pikë nga vendi i dytë që është Interi, por që “Neruazzurët” kanë një ndeshje më pak.

/GazetaBlic Sport/