Sporti

Napoli me tre transferime për pak ditë

07/16/2025 14:46
nga:Lorik J

Drejtuesit e Napolit janë jashtëzakonisht aktivë në tregun e transferimeve të verës dhe kanë përfunduar tre transferime brenda disa orësh.

Kampionët italianë kanë nënshkruar me anësorin e PSV Eindhoven, Noah Lang. Lojtari ka kaluar vizitat mjekësore dhe do të nënshkruajë një kontratë me klubin e Napolit deri në vitin 2030.

Poashtu, Napoli ka transferuar Sam Beukema, i cili vjen nga Bologna për 30 milionë euro.

Në të njëjtën kohë, Napoli arriti një marrëveshje me Udinesen për transferimin e sulmuesit Lorenzo Lucca.

/GazetaBlic Sport