Sporti

Napoli – Leicester City, ja formacionet e mundshme

12/09/2021 10:52
nga:E K

Napoli dhe Leicester City përballen sot në ndeshjen përmbyllëse të fazës së grupeve në kuadër të “Europa League”.

Ndeshja do të luhet sot me fillim nga ora 18:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Për të dy skuadrat fitorja është tejet e rëndësishme pasi asnjëra nuk e kanë të sigurtë kalimin tutje në fazën eliminuese.

Leicester është aktualisht e para në grupin C me 8 pikë kurse Napoli është në vendin e 3’të me pikë të barabarta me Sparakun e Moskës që zë pozitën e 2’të me 7 pikë, ndërsa Legia e Lirim Kastratit është e fundit me 6 pikë.

Ja formacionet e mundshme të këtij dueli:

Napoli: Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Jesus; Malcuit, Demme, Zielinski, Rui; Lozano, Mertens, Politano.

Leicester City: Schmeichel; Castagne, Evans, Soyuncu, Thomas; Ndidi, Soumare; Perez, Maddison, Barnes; Vardy.

/GazetaBlic Sport/